Këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri, i shquar për një karrierë të bujshme ndër vite, vazhdon të godasë fort me projektet e tij kushtuar atdheut, shkruan Kosovarja.

Pavarësisht distancimit të tij nga skena muzikore, duke mos qenë super produktiv sic ishte dikur, ai nuk qëndron i heshtur kur është fjalë për t’i kënduar trimave të mdhenjë të luftës, dhe kontribuesve të vendit.

“Viti i Skënderbeut”, do të jetë një event që do të mbahte pikërisht për nderë të heroit të madh, e në përgatitje të gjithë kësaj, Ilir Shaqiri nuk kurseu pak nga vargjet e tij.
Një tekt të përgatitur pikërisht nga ai, këngëtari e bëri publik me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, me c’rast i përcolli edhe me disa imazhe të vecanta.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË