Me nismën që mori për t’ia ndërtuar një shtëpi të re Xheison Baftit, Alketa arriti që t’ia bëjë ëndrrën realitet vogëlushit.

Alketa Vejsiu ashtu siç premtoi, arriti që ta bëjë me shtëpi të re, Xheison Baftin, i cili u bë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale javët e fundit.

Moderatorja kishte marrë një nismë, për t’ia ndërtuar një shtëpi në Tiranë, Xheisonit, ndërsa premtoi se ëndrra do t’i bëhej realitet në mbrëmjen finale.

Ashtu siç premtoi edhe ndodhi, në mbrëmjen finale të emisionit “Në Kurthin e Pitet Pan”, ajo tregoi se falë donacioneve u arrit që vogëlushi të bëhej me shtëpi të re, madje iu sigurua edhe gjyshërve të tij një apartament i ri.

Alketa ka postuar së fundi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ia shton fjalët “Eshte keshtu kur do dike,
Dhe ne kembim nuk do asgje…”, duke etiketuar Xheisonin. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË