I riu serb, Tomislav Perushiq ka vite që jeton në Prishtinë ndërsa ka studiuar edhe gjuhën shqipe.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “Gjesi” ku ka treguar se është adhurues i muzikës shqiptare dhe nuk ka hezituar aspak të këndojë këngën e tij të preferuar.

Tomislav është shprehur se ai dëgjon edhe muzikë popullore por edhe rep, ku për këtë të fundi ai zgjodhi këngën e Ledri Vulës, “A jena mirë” për ta repuar.

Por, nuk mungoi as kënga popullore, e njohur për të gjithë “Hajde shoto mashallah”, versionin e Nikollë Nikprelaj. (min. 15:20)

Perushiq ka rrëfyer se pëlqen shumë edhe ushqimin shqiptar, ku në veçanti ai ka theksuar flinë, qebapet, byreku, por si të preferuar ka flinë./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË