Dje rreth orës 19:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes tre veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit, me ç’rast humbën jetën tre persona.

Njëri ndër ta është Leonid Reka nga Ferizaji.

Lajmin e ka zëdhënësja për informim e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti dhe Baki Kelani.

Njoftimi i plotë:

Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin.

MUND TË JU PËLQEJNË