Një përleshje me mjete të punës në mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka rezultuar me një të vdekur.

Indeksonline mëson se i vdekur ka mbetur A.Sh. i lindur në vitin 2000.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje. Zyra për Informim e PK-së, në një prononcim për “Indeksonline”, ka konfirmuar se të premten rreth orës 23:25 në fshatin Draboil të Malishevës është raportuar për një pjesëmarrje në rrahje e cila ka rezultuar me vrasje.

“Dyshohet se një person si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë. Shtatë persona janë ndaluar lidhur me rastin dhe janë duke u kryer hetimet ndaj tyre”, thuhet në konfirmimin e organeve të sigurisë.

I ndjeri
Ndërsa, prokurori Ramiz Buzhala theksoi se në këtë rast ishin të involvuar dy grupe dhe janë të përfshirë 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona.

“Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohety se e ka kry vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, është shprehur ai.

Ndryshe, burime të Indeksonline thonë se personi që dyshohet se kreu vrasjen kishte ardhur për pushime në Kosovë. Mbiemri i të njëjtit është Tredhaku dhe ka disa vite që jeton në Itali.

MUND TË JU PËLQEJNË