Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu ditë më parë janë bërë prindër për herë të katërt.

Çifti simpatik tashmë janë prindër edhe të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana, shkruan Kosovarja.

Me ardhjen e bijës së tyre janë gëzuar të gjithë familjarët e dyshes, ku secili prej tyre kanë shprehur lumturinë dhe emocionet me ardhjen e saj, por më të entuziazmuar për këtë kanë qenë pak më shumë Ariana dhe dhe Ermali.

Sepse siç e dijmë të dy kanë qëllimin e një familje më të madhe, dhe krijimin e një foleje familjare sa më të lumtur.

Dalë nga dalë po ia arrijnë këtij synimi, dhe familja e Fejzullahut po shkon në rritje e sipër, por a do të ndalen këtu Ermali dhe Ariana, apo do të sjellin në jetë edhe ndonjë djal nuk i dihet.

Por, një gjë është e sigurt që të gjithë fansat e tyre dëshirojnë ti shohin edhe me një djalë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË