Gresa nesër do e mban kanagjegjin.

Në fillimet e karrierës së saj u bë e njohur si vajza e këngëtares së njohur, Shkurte Fejzës,por falë punës ajo ka arritur që të krijojë identitetin e saj artistik.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Gresa Behluli e cila ka shpalosur gjithçka sa i përket jetës jashtë skenës dhe mikrofonit, duke treguar se në fund të këtij muaj do t’i japë fund beqarisë.

Në mesin e shumë gjërave Gresa ka treguar edhe dëshirën që e ka për dasmën e ajo është që të këndojë nëna e saj, këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza.

“Është dëshirë e imja qe me këndu edhe mami pasi qe këndon ne shume dasma te tjerëve pse jo edhe për çiken e vet.”, është shprehur për rtv21.tv  Gresa.

Ndër të tjera, Gresa ka treguar më 27 mars do të thotë nesër do ta mbajë kanagjegjin në Prizren kurse, me 30 mars dasmën ne Prishtinë.

Këngëtarja ka vendosur që dasma e saj të jetë më shumë moderne kurse, kanagjegji do të jetë kombinim duke anuar më shumë kah tradicionalja pasi që sipas saj, të ftuara do të jenë vetëm gra.

“Do të jetë dasmë më shumë moderne, edhe kanagjegji kombinim. Edhe pse vet kanagjegji si ide është ma shumë tradicional sepse është veç me gra”, ka thënë Gresa.

Sa i përket të ftuarve në kanagjegj, Gresa ka treguar se në mesin e familjareve dhe shoqërisë do të jenë edhe koleget e nënës së saj, këngëtares Shkurte Fejza, të cilat do të kujdesen edhe për atmosferën e festës.

“Ka shume kolege te respektuar të mamit, po ashtu edhe te mijat meqenëse jam pjese e estradës qe 10 vite, te cilat janë te ftuar edhe do të këndojnë”, ka theksuar Gresa.

Kujtojmë se, Gresa dhe Shkurta para disa vite së bashku i kënduan “ndarjes” së vajzës nga familja e saj. “Nëna dhe Bija” titullohet ky projekt, i cili ka një tekst emocionues dhe mjaft domethënës./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË