Gresa Behluli është këngëtarja që u pëlqye gjithnjë e më shumë dhe u bë e pranueshme në publiku ashtu sikur e ëma.

E bija e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejzës, u bë po aq sa ajo e famshme, me zë dhe shumë e afirmuar anë mbanë botës, shkruan Kosovarja.

Të dyja i shohim tashmë e sa vite pranë njëra tjetrës, duke ndarë mbrëmjet e ahengjet familjare së bashku.

Gresën përveç që e ka dalluar zëri në estradën tonë, e ka karakterizuar gjithmonë qëndrimi i saj, si një femër e zonja dhe e pavarur që është paraqitur gjithnjë.

Të gjitha i dijmë për të sa i përket jetës profesionale por edhe atë private. Po ashtu e dijmë që është nga Mushtishti.

Qëndrimi i saj atje për të është një gjallëri e freski, që i jep shpirtit të saj gjithnjë.

Prandaj shkon shpesh dhe e viziton, ku dhe së fundi u pa duke qëndruar atje.

E lumtur dhe shumë e gëzuar për vajtjen e saj, Gresa e shpreh këtë më së miri përmes imazheve të saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË