Palestra është bërë pjesë e pandashme për shumë nga fytyrat e njohura të shoubizit, edhe pse për disa prej tyre pa rezultat.

Aktorja shqiptare Gresa Pallaska ka ironizuar disa prej tyre me një video të publikuar së fundmi. Pallaska shfaqet së bashku me trajneren e saj duke bërë ushtrime, por bënë shprehje qesharake në fytyrën e saj.

Aktorja ka imituar disa nga vajzat që shkojnë në palestër të cilat më shumë kanë ‘gajlen’ se si po duken, se sa për ushtrimet e tyre.

Sa i përket profesionit të saj, aktrimit, Pallaska u bë kohë që është pjesë e serialit “Ça ka shpija”, por të shpeshta janë dhe rolet që ajo fiton në shfaqjet teatrale./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË