Aktorja e serialit “Çka ka shpija”, Gresa Pallaska me rolin e saj të “Rabijes” ka fituar simpatin e publikut.

Ajo është ndër aktorët më të talentuar jo veç në serial, por edhe në film e teatër, shkrun “Kosovarja”.

Gresa dallohet për stilin e veçantë si në serial, ashtu edhe në jetën e përditshme.

Ajo ndiqet nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale të cilët pëlqejnë, dhe e komentojnë me fjalët më të mira.

Së fundi ajo ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e episodit të fundit të serialit, e veshur me komplete të zeza.

Në këtë fotografi mori komente të shumta e të veçanta. Dikush i tha se duket si presidente. “Si prisidente po dukesh”, ishte komenti i një ndjekësi në imazhet e saj.

Do i shkonte ky vend?!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË