Tashmë të gjithë e dijmë se ajo ka një talent të lindur për muzikë, dhe deri më tani e ka dëshmuar shumë herë këtë gjë.

Është fjala për këngëtaren e njohur Gresa Behlulin, e cila numëron shumë këngë të mira, dhe dëshira për të kënduar e perfomuar nuk iu është shuar asnjëherë, shkruan Kosovarja.

Gresa me shumë ëndje dhe dëshirë ka ndjekur këtë rrugë, sepse gjithmonë e ka ditur çfarë ka dashur, andaj jo më kot ka ardhur gjithmonë me produktivitet e risi për publikun.

Ndonëse u bënë vite që zoton këtë profesion, Gresën në kohët e fundit e kemi parë të lëkundur edhe në disa lëmi, që po ashtu i realizon me shumë përkushtim dhe dashuri.

Ajo përveç që po shfaqet duke kënduar, shpesh po e shohim duke bërë sfilata e duke vënë në dritë fotografitë më të bukura tek të gjithë, kështu duke bërë me dije se siç po shkon mirë me këndimin, poashtu qëndron mirë edhe me këto profesione.

E se sa po i shkon roli i modeles dhe fotografes, e treguan edhe një herë fotografitë që do i shihni në vijim, të cilat i kishte realizuar në njërin nga bregdetet shqiptare, por se a do ta shohim të përfshirë edhe në këto lëmi mbetet të shihet në vazhdim. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË