Gresa Behluli është këngëtarja që hyri shumë e re në muzikë, por që u afirmua dhe u njoh me të shpejtë.

Në fillim u pranua e u dëgjuar si vajza e Shkurte Fejzës, por tani ia ka dalur të dalë nga hija e së ëmës dhe të bëjë emër në vete për të arriturat e saj, shkruan Kosovarja.

Në secilin vend e ëmbla Gresë që shkon ka adhurues e fansa të shumtë, kureshtja e të cilëve i dërgon përtej muzikës që të kuptojnë më shumë rreth këngëtares.

Kjo edhe për shkak të martesës së saj dhe qejfeve të saj që nuk po di të ndalet dhe të qëndrojë në një vend.

Gresën po e shohim më shumë rreth bregdeteve, atje ku po qëndron herë me burrin e herë me prindërit e motrat e saj.

Andaj nuk po i kursen imazhet e njëpasnëjshme, e që më së shumti po kemi nga vetë ajo me poza nga më të ndryshmet.

Aq shumë po eksperimenton me fotografi, sa në kohët e fundit nuk po e ka problem të shfaqet edhe pa grim, madje këtë po e bën me guximin më të madh. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË