Kur bëhesh nuse padyshim që të gjithë sytë janë të drejtuar nga ti, e sidomos kur je fytyrë publike kjo dukuri veç sa shkon e rritet, shkruan Kosovarja.

Me këtë ndjenjë ka filluar sot ditën edhe këngëtarja Gresa Behluli, së cilës nuk i kanë mbetur edhe shumë orë për të kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Nuk kaluan shumë ditë që festoi natën e kanagjegjit, ku pat shumë familjarë, miq e kolegë të ftuar.

E me këtë rast, natyrisht që të gjithë patën sy e vesh të përqendruar te Gresa e cila dukej si një princeshë.

Së fundi, është motra saj Besian që ka publikuar një imazh ku shihet Gresa duke u bërë gati për natën e saj më të mirë.

Sonte presim Gresën që të shkëlqejë si nuse në mënyrën më të bukur siç di ajo./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË