Ka prej atyre këngëtareve të estradës që martesa iu bën mirë, duke ia rritur më shumë mundësinë për shfaqje më të shpeshta dhe duke zërë vend ndoënjëherë edhe pozat.

Kjo dukuri po del të jetë e pranishme tek këngëtarja e mirënjohur, Gresa Behluli, e cila pas martesës sikur më shumë është zbukuruar ama edhe duke u zbuluar ngapak, shkruan Kosovarja.

Sikur mos ta njihnim do të ishte krejt në rregull, ama të gjithë e dijmë Gresën beqare që nuk ka qenë tamam kështu, që domethënë ka qenë më e rezervuar dhe më e përmbajtur ndaj pozave.

Por, për qudi pas martesës sikur t’iu ketë shtuar dëshira për zbukurime më të mëdha e garderobë më të hapur, ku kjo gjë po vërehet dukshëm edhe përmes paraqitjeve të fundit të saj.

Eh, sigurisht që martesa e bën të vetën dhe tani më shumë duhet rregulluar burrit, apo jo? /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË