Gresa Behluli është këngëtarja më e dashur dhe më e adhuruar në shoëbizin shqiptar.

Për shumë vite në skenë, asnjëherë nuk zhgënjeu publikun me paraqitjet e saj, përkundrazi është bërë ende më shumë e kërkuar, shkruan Kosovarja.

Këngë, hite, videoklipe, bashkëpunime janë këto që përmbushin krijimtarinë artistike të saj, që sjellin gjallëri e freski çdo herë në skenën tonë.

Gresa sa vjen e pëlqehet ende më shumë, dhe bëhet e dalluar nga të tjera fytyra publike, ashtu siç ka ndodhur edhe me nënën e saj Shkurten.

Për këtë shkak gjithmonë ka bërë përshtypje dhe ka shtuar etje ende më shumë për paraqitjet e saj, jo vetëm nga ana profesionale por edhe nga ajo private.

Veçanërisht pas martesës së saj, Gresa ka ndezur mendjet e të gjithëve rreth përditshëmrisë së saj dhe jetës bashkëshortore.

Por, asgjë më tepër nuk po sjell, përveç imazheve dhe fotosesioneve që po realizon.

Deri më tani gjithçka që ka postuar është pranuar dhe pëlqyer, por me këtë të fundit duket se diçka nuk po shkon me të, kjo pasi që këngëtarja e kishte të mbuluar gjithë fytyrën.

Çfarë arsye e bëri vallë të veprojë kështu? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË