Gresa Behluli bën pjesë në listën e atyre këngëtareve që ka pasur gjithmonë guxim të luajë me ngjyrat e flokëve.

Si shumë fytyra publike edhe këngëtarja e njohur nuk ka mundur t’iu rezistojë ndryshimeve sa i përket flokëve dhe ngjyrave të saj, shkruan Kosovarja.

Sa e kemi parë bionde sa zeshkane, por që të dyja i kanë shkuar mjaft mirë.

Kurse, tani Gresën nuk do ta shohim më as zeshkane e as biondinë, por një flokëkuqe të bukur dhe joshëse.

Sido qoftë, edhe pse nuk jemi mësuar ta shohim kështu nuk është se nuk po i kanë hije. Përkundrazi po duket ende më e bukur dhe rinore. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË