Festë në familjen Xhaka Futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka sot feston datë të shënuar.

Mesfushori i klubit të njohur anglez, Arsenalit sot ka ditëlindjen. Xhaka është lindur më 27 shtator të vitit 1992 dhe sot i mbushi 27 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, futbollisti i njohur po merr urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë.

Disa nga urimet, Xhaka i publikoi në instastory për 2 milionë ndjekësit e tij. Granit Xhaka, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është lindur në Basel të Zvicrës, por prindërit janë shqiptarë nga Kosova.

Ai është vëllai i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Baselin dhe ekipin kombëtar shqiptar.

Familja e tyre ishte zhvendosur nga Kosova (Podujeva) në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin. Që nga viti 2017, Granit Xhaka është martuar me Leonita Lekajn, të cilët janë në pritje për tu bërë prindër.

 

MUND TË JU PËLQEJNË