Gjira Kajtazi ka pranuar dhurata të veçanta.

Këngëtarja Gjira Kajtazi është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe me këtë rast në llogaritë e saj në rrjete sociale publikon shpesh imazhe me bark të fryrë.

Ajo shpesh shkruan edhe për emocionet që ka derisa është në pritje për tu bërë nënë.

Sigurisht se përgatitjet veç kanë filluar e Gjira po pranon edhe dhuratat e para nga të afërmit, në këtë rasti babai.

Dhuratat e tij i ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe janë tejet të veçanta. Gjirës shihet se i kanë pëlqyer shumë dhe këtë e dëshmon me reagimin pranë fotografisë.

“Dhurata e veçantë nga Ati im drejtpërdrejt nga Prishtina @kajtaziart Flm shumë babi Ne të duam”, ka shkruar ajo pranë fotos./Lajmi.net/

 

MUND TË JU PËLQEJNË