Gjira Kajtazin ka kohë që nuk e kemi prezente në skenën muzikore.

Ndonëse kemi pasur disa hite nga ajo dhe bashkëpunime te suksesshme, ajo u largua nga bota e muzikës dhe më nuk u pa asgjëkundi, shkruan Kosovarja.

Ajo u martua dhe iu përkushtua plotësisht jetës private dhe bashkëshortit të saj.

Tani u bë dhe nënë e një djali, dhe nuk ka shumë muaj që ajo mori këtë epitet.

Gjirën tani e shohim më se të angazhuar në jetën e mëmësisë, ku po kujdeset për të birin dhe përkushtimin më të madh po ia kushton atij.

Kohë pas kohe po sjell imazhe me të, ku më shumë se kurrë po e shohim të plotësuar dhe të përmbushur me ardhjen e tij.

Madje, ajo së fundi ka filluar ti kuptojë dhe prindërit e tjerë, kur kanë thënë për fëmijët e tyre “Të lutem mos u rrit aq shpejt”.

Kjo ndodhi sepse i biri i saj sot mbushi 6 muaj, dhe pothuajse Gjira ka hyrë totalisht në botën e të gjithë prindërve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË