Shqiptar të suksesshëm gjithandej.

Tani, në vendet e perëndimit gjejmë edhe shqiptar me biznese private, madje që kanë shumë sukses dhe ia dalin të cilësohen si më të mirët. Një histori suksesi në Zvicër e ka edhe Kushtrim Gashi, berberi-stilisti i flokëve nga Prishtina, por që jeton e vepron larg vendlindjes, e që bashkë me kolegun e tij me të njejtin emër e mbiemër, ia dolën që hapin sallonin per meshkuj “Gashi Coiffeur&Barbershop”, që tashmë gëzon një klientelë të gjerë.

Kushtrimi, tregon për revistën “Kosovarja” se me këtë zanat ka nisur të merret që në vitin 2005. Thotë se vazhdimisht ka punuar dhe njëkohësisht ka shkuar në shkollë dhe pastaj në studime në UP. Ai, u zhvendos më Zvicër ne vitin 2015 ku vazhdon të jetoj e të punoj.

“Së bashku me kolegun tim, pra bashkëpronarin, i cili po ashtu si unë quhet Kushtrim Gashi, ishim të të njejtin mendim që në vitin 2016 të hapnin një sallon-barber shop në Cyrih dhe kështu ndodhi, u hap “Gashi Coiffeur& Barbershop”.

Salloni i dyshesh tërheq shumë shqiptar dhe jo vetëm, e kjo për shkak të profesionalizmit, por edhe kreativitetit unik për çka edhe njihen dy Kushtrimat e “Gashi Coiffeur& Barbershop”, por edhe kolegu dhe bashkëpunëtori i tyre Haxhi Gashi, që po ashtu është një Gash më shumë në sallon dhe që mjeshtërisht bashkë me shokët e tij arrijnë të plotësojnë kërkesat e klientëve të shumtë.

Siç kuptojmë, tek Gashët, mikëpritja, çiltërsia dhe profesionalizmi i bënë klientët të kthehen sërish dhe sërish. Mësojmë se në sallon në shumicën e kohës flitet dhe dëgjohet muzikë shqip, andaj kur klientët hyjnë aty ndihen sikur të ishin në mes të Kosovës.

Kushtrimi, na tregoj se kanë klientë të kombësive të ndryshme, mirëpo shumica janë shqiptar.

Gashët e sallonit për meshkuj më të njohur në Cyrih të Zvicres, potencojnë se përditë aplikojnë prerje e frizura nga më të ndryshmet, ndërkohë që bëjnë edhe vija, vizatime, apo edhe rregullime të mjekrave, gjithçka e arritur me një perfeksion të pa parë.

Kushtrim Gashi nga “Gashi Coiffeur& Barbershop” ka edhe një porosi për të rinjtë: “Punoni dhe mos u dorëzohuni në realizimin e ëndrrave. Pavarësisht ku jetoni, me punë dhe përkushtim do t’ia dilni gjithmonë”.

MUND TË JU PËLQEJNË