Gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu ka publikuar një foto të 5 viteve më parë ku ende nuk ishte bërë kaq e famshme sa sot.

Në një postim në Instagram ajo ka nxjerrë foton nga “arkivat” ndërsa tregon edhe një detaj, që ngjiste veshët me atak.

Përshkrimi i plotë:

Xemlaaa para 5-vitesh; me flokë të shtrirë e të lëpire, veshët e ngjitur (me atak) dhe e stolisur si bredh, se e kishte më shumëëëë sevda këtë setin. Meqënëse nuk vendosja dot ça të lija e ça të vija, i vura të gjitha, vathë, unazë, byrzylyk, unazë dhe varëse. Looot . Ah dhe qëndrimi nusëroooo, nusëroj siç nusërovaaa.”

Nuk ka munguar edhe komenti ironik i shoqes të saj të ngushtë Aulona Musta, e cila i thotë se zoti është treguar bujar me të që i ka dhuruar kaçurrela, pasi nëse do t’i kishte pasur të drejta do t’i duhej të bënte edhe palestër për të kompensuar shëmtinë. Për kë ta ketë pasur vallë Aulona?

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË