Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.

Agina Altynbayeva vendosi djalin e saj 6-vjeçar në timon e mjetit tip “Hyundai Solaris” dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan. Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h.

Përpos moshës së vogël, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h. Sipas disa mediave vendase djali ka bërë operacion në këtë verë.

Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale.

“ Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja.”

{“videoid”:1574091400936,”type”:1,”ratio”:0.75}

 

MUND TË JU PËLQEJNË