Robert Berisha sot njoftoi se është mbyllur në karantinë.

Me vendim të ministrit Lumir Abdixhiku, qytetarët që nga sot vijnë në Kosovë prej vendeve tjera, do të mbyllen në karantinë.

Një numër i qytetarëve që sot arritën në Prishtinë nga Stambolli, janë mbyllur në qendrën e studentëve në Prishtinë.

Mes tyre është edhe këngëtari Robert Berisha, i cili me të arritur aty, është ankuar për gjendjen në të cilën janë konviktet.

Por, kjo gjë është kthyer në shaka, madje shumë prej tyre e kritikuan, duke thënë se studentët qëndrojnë me muaj në atë vend.

Në mesin e shakave, njëra që i bëri përshtypje Robertit ishte ajo që e ndau me ndjekësit në Instagram.

“Qe vjen puna me flejt roberti ne kauq tem në Konvikt mendja s’ma ka mar”, shkruan në postim.

MUND TË JU PËLQEJNË