Reperi Fero këto ditë u përfol për prishjen e raportit me kompaninë “On Records”, saktësisht me Met Elshanin, i cili ishte dhe menaxher i tij.

Por, duket se Fero nuk po e vret aspak mendjen, ndërsa së fundmi ka treguar se është i zënë duke numëruar para.

Në Instagram ai ka publikuar një fotografi teksa shihet duke numëruar tufa dollarësh.

“Jom kon nxon tu numru qato skom pas shum koh me qit muzik , po besoj qe per 1 jav e kryj numrimin edhe explodoj qysh di un “Bone tag shokin qe e ngon tinxa Feron”, ka shkruar Fero.

Tanimë, Fero është artist i pavarur, dhe nuk dihet nëse do bashkohet me ndonjë label të njohur, pasi që kishte zëra se do bëhet pjesë e “BabaStars”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË