Me që sezoni i verës njihet për dasmat dhe ahengjet e shumta familjare, ndër shumë mbrëmje që u mbajtën këtë verë, ishte edhe mbrëmja më e veçantë e fejesës së dy të rinjve shqiptarë.

Studentja shqiptare nga Zvicrra Florida Mjekiqi, i dha fund beqarisë me studentin nga Kosova Granit Krasniqin, e që fejesa e tyre u bë më ndryshe se gjitha tjerat, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve.

Përplot 1001 trëndafila të freskët nga Holanda, zbukuruan mbrëmjen e princeshës e cila i dha fund beqarisë.

Edhe pse gjithçka ishte me standard europian, duke qenë se mërgimtarët tanë kanë mall atdheun, nuk munguan as traditat, siç ishin veshjet me motive kombëtare, vallet dhe këngët shqipe nga ansambli “Xhavit Haziri” e shumë detaje tjera që bënë këtë mbrëmje tejet të veçantë.

Në çdo ftesë ishte i shënuar edhe plan-programi i mbrëmjes, i cili përveç detajeve të shënuara, kishte edhe një mesazh domethënës, i cili thoshte “Festo pa armë dhe alkool” .

Një fejesë e mrekullueshme e cila sipas organizimit bartë mesazhin se të rinjtë asnjëherë nuk duhet harruar atdheun, vendin ku i kanë rrënjët, të punojnë sa më shumë dhe se sukseset nuk do iu mungojnë asnjëherë.

Për atmosferën e cila po përmendet edhe sot e kësaj dite nga pjesëmarrësit, u përkujdes këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi si dhe Shefki Salihu – Sheki me grupin tij, që vërtetë solli një energji ndryshe, një frymë rinore që të pranishmit nuk ishin mësuar ta shohin. Por, ajo çka edhe më shumë befasoi të gjithë atë natë, ishte veshja e çiftit, veshje kjo e cila ishte vulë se të rinjtë tanë nuk harrojnë se ku i kanë rrënjët, pavarësisht lindjes e rritjes jashtë tokës së bekuar të Kosovës.

.

Momentet më të bukura të fejesës së Florides & Granitit.Res. Castel.Nëse dëshironi që dasma juaj të jetë e paharruar atëher zgjidhja e duhur është STUDIO FLORI.1.Xhirime full HD2.Xhirime me Kran profesional3.Dron 4K4.Foto Profesionale(Photoshooting)5.DJ & Zerim me qera .Kontakt:+38344765-358 , +38344525666.Faleminderit të gjith klientve tan që na zgjodhet ne si staf , të kujdesemi për momentet më te bukura te dasmes suaj .Na prisni me shumë gjëra tjera të bukura .

Gepostet von StudioFlori am Dienstag, 14. August 2018

MUND TË JU PËLQEJNË