Diçka interesante i ndodhi Fatmir Spahiut Aktori kosovar, Fatmir Spahiu i njohur si Bufi, tash e sa ditë po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Cyrih, ku kanë prezantuar para publikut zviceran filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Gjatë qëndrimit atje, diçka interesante i ndodhi aktorit Fatmir Spahiu. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se ka bërë një gaf. E në formë ironie, ka treguar edhe shpjegimin që ia u ka dhënë. “Po sa e bona nje gaf. Ja nisa me honger sosin e shpagetave tu mendu qe eshte çorbë! Filmberesit ndekombetar mbeten gojehapur!

Ne fund ju spjegova qe kjo eshte nje tradite e lashte e jona dhe se vetem njeri nga tavolina duhet ta beje kete, nese e bene i dyti, dimri do te jete i ashper!”, ka shkruar ai në postim. Aktori luajti rolin e Orhan Bobaj, shkurtimisht Oki në serialin “Kafeneja Jonë”./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË