Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar për sot vizitë në disa vende të Kosovës.

Me vendim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Vuçiqit i është hequr leja për vizitë në fshatin Banjë të komunës së Skënderajt.

Megjithatë, pasi u ndalua të shkojë në Banjë, Vuçiq është nisur për në Mitrovicë, ku do të takohet me qytetarët serb atje.

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka ironizuar me vizitën e presidentit serb në Kosovë.

“Qysh ja ka nis Vuçiqi edhe lojen neser po vika me kqyr…”, ka shkruar ai. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË