Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Artistja që iu rikthye fansave të saj pas një pauze të shkurtër, por vazhdon të jetë aktive me koncerte muzikore si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Madje, ajo ka edhe adhurues nga shtetet e tjera. Këtë e dëshmon edhe një dhuratë që i ka bërë një turke asaj.

Elvana gjatë koncertit ka pranuar një pikturë ku është portretizuar fytyra e saj, e realizuar nga adhuruesja e saj turke, Aylin Sarihancer.

Aylin e ka dëshmuar se i pëlqen muzika shqiptare, ngase deri më tani piktura u ka bërë shumë emrave të njohur të skenës sonë muzikore./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË