Nuk janë të rralla rastet kur kemi parë “çmenduri” nga fansat për artistët e tyre të preferuar.

Ndonjëherë, “adhurimi” i tyre arrin deri në atë pikë, saqë gdhendin përgjithmonë në lëkurën e tyre emrin apo portretin e artistit.Një gjë të tillë e ka bërë edhe një fans i këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës.

Vetë këngëtarja ndau në Instagram një foto të fansit të saj të çmendur, i cili kishte bërë tatuazh në krah fytyrën e Bebes.Tepër e lumtur dhe e surprizuar nga ky gjest, ajo shkroi krahas fotos ku etiketonte fansin:“O Zot, dedikim i vërtetë!”

MUND TË JU PËLQEJNË