Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dy kandidatë për postin e kryeministrit – nga LDK e VV, derisa janë regjistruar deputetë në Kuvendin e Kosovës, janë takuar aty. Por, ky takim i rastit, i ka shkuar në nerva nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, i cili ka kërkuar llogari nga Vjosa Osmani pse është takuar me Kurtin!

Madje, Agim Veliu ka thënë se zonja Osmani duhet t’i jep llogari votuesit të LDK-së për takimin me Kurtin!

A mos Agim Veliut iu ka ngatërruar Kurti me Gjuriçin?! E, nëse është skleroza në pyetje, duhet t’i jepet sqarim pse Vjosa Osmani është takuar me Albin Kurtin që është shqiptar. Flet shqip, përshëndetet shqip.

Nuk është takuar Vjosa Osmani, për shembull, me Gjuriçin apo me ndonjë deputet të “Listës Serbe”!

Bile, besohet se po të ishte takuar zonja Osmani me ndokënd tjetër, Agim Veliu nuk do të kishte reaguar.

Sidoqoftë, nënkryetari i LDK-së, z. Veliu, nga fillimi i kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministër ka qenë kundër! Këtë e di opinioni dhe votuesi i LDK-së, që besohet se nuk është aq fanatik sa t’i jep llogari zonja Osmani Agim Veliut, pse është takuar me një shqiptar në parlament.

Albin Kurti është kryeministri i radhës që pritet të bëhet së shpejti, për të udhëhequr Republikën e Kosovës dhe ashtu, sikur i është përgjigjur ajo vetë Veliut, nuk ka nevojë t’i jep llogari atij për takime zyrtare me Kurtin apo këdo tjetër.

Andaj, ndërroje mendjen o Agim Veliu, sa nuk është bërë vonë, se edhe do të tjerë të LDK-së kanë folur si ti, por më nuk ua përmend askush emrat, se kanë rënë nga liga! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË