Për fytyrat e njohura të estradës gjithmonë ekziston dëshira që t’i shohim në rininë e tyre.

Janë vet ato që shpesh nga arkiva ndajnë për ndjekësit fotografi të ndryshme, ku vështirë të njihen pas një periudhe të gjatë të cila kanë bërë ndryshime të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Në imazhin e radhës Afërdita Demakun mund ta ngatërrojmë me ndonjë fytyrë tjetër publike,  e cila në moshë të re flokët e saj ngjasojnë shumë me deputeten e njohur Donika Kadaj po ashtu edhe me aktoren Arta Elezajn.

Por jo, esenca e gjithë kësaj qëndron sepse vite më parë ka qenë gjithmonë në trend që gjinia femërore t’i mbanin flokët në formë kaqurrele.

Një bukuri natyrale dhe me një grim të lehtë këngëtarja vjen kaq e ëmbël me këtë pamje.

Ndryshe, që nga ajo kohë e deri më tani Afërdita është emër i dalluar në estradë për këngët e saj popullore. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË