Përbërësit:

1 kg biskota

1 l jogurt

50 gr sheqer pluhur

500 gr dredhëza

300 ml ajkë e ëmbël

gjalpë

Përgaditja:

Hapi 1

Biskotat e thërmuara vërini në një enë të thellë.

Hapi 2

Shtoni jogurtin dhe jepini një të përzier të mirë.

Hapi 3

Shtoni edhe frutat e lara, pastruara e të prera bashkë me sheqerin pluhur.

Hapi 4

Tepsinë me diametër 27 x 35 cm lyejeni me gjalpë.

Hapi 5

Masën e fituar zbrazeni në tepsi, ndërsa ajkën e rrahur me mikser shtrojeni mbi masën me biskota.

Hapi 6

Pas kësaj është mirë që ëmbëlsira të qëndrojë në frigorifer për të paktën 6 orë.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË