Elvana ka nisur xhirimet e klipit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata shumë shpejt pritet që të vijë me një projekt të ri muzikor.

Në rrjetin social Instagram video dhe fotografi ka publikuar disenjatori i njohur, Valdrin Sahiti i cili edhe është përkujdesur për dukjen e saj.

Këngëtarja ka rrëmbyer vëmendjen me fustanin transparent që ka veshur.

Ndryshe, “Pa dashuri” është kënga e fundit nga Elvana e cila është kolonë zanore e filmit komedi, “2 Gisht Mjaltë”. Kënga ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube.

MUND TË JU PËLQEJNË