Në shkurt të këtij viti, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë.Në jetë erdhi një djalë, të cilin pifti e pagëzoi me emrin e veçantë Zëri.

Ndryshe nga periudha e shtatzënisë që e mbajtën të fshehtë, Elita dhe Gjiko ndajne me të gjithë foto dhe video të vogëlushit.

Zëri tani është 9-muajsh dhe çdo ditë mbush me lumturi prindërit e tij.Së fundmi, Elita ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me të birin dhe krahas saj tregon si po e përjeton eksperiencën e mëmësisë.

“Të kesh një fëmijë është një ndryshim në jetën e një njeriu. Të jep të gjitha perspektivat se pse duhet të zgjohesh çdo ditë. Mami të do shumë”, shkruan Elita.

Por ne na ra në sy dekorimi që i kanë bërë ato shtëpisë së re, në të cilën u futën pasi u bënë prindër. Në njërin nga muret e saj, Elita dhe Gjiko paskan vendosur të shkruajnë me fotografi hitorinë e tyre që nga fillimi i lidhjes. Ato e kanë nisur me intervistën e parë që kanë bërë sëbashku dhe më pas me të gjitha etapat, deri tek vogëlushi Zëri.

Në mur ka ende vende bosh, gjë që na çon të mendojmë se Elita dhe Gjiko do ta mbushin shtëpinë plot me vogëlushë të tjerë. /Kids’Time

MUND TË JU PËLQEJNË