Elgit Doda dhe Klea Huta ka kohë që janë në lidhje dashurie.

Elgit Doda dhe Klea Huta ishin të ftuar në emisionin ‘Jo vetëm modë’ ku shpalonsë planet e tyre për të ardhmen.

Çifti fillimisht u pyet se çfarë do bënin nëse një ditë do ndaheshin, por këngëtari kishte një përgjigje të prerë për këtë pyetje duke thënë se “Nuk ndodh”.

Gjatë intervistës moderatorja shprehi dëshirën e saj që martesa të bëhet në datën kur filloi lidhja e tyre e që është 10 tetor dhe me shumë gjasë ato do kurorëzohen me këtë datë.

Por do presim edhe pak kohë pasi ata treguan se një gjë e tillë nuk është në plan për këtë vit. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË