Të gjithë e njohin dhe e admirojnë për atë që karakterizohet dhe veçohet.

Është fjala për njërën nga rejat më të përmendura, Egzona Muqiqin, emri i së cilës nuk kalon ditë pa u përmendur në ballinat rozë, shkruan Kosovarja.

Edhe kjo sikurse shumë gra të tjera të fytyrave publike, është komentuar dhe është përcjellur në secilën lëvizje që ka bërë, qoftë me apo pa dëshirën e saj.

Sido që të jetë ajo është pajtuar që moti me këtë gjë, dhe nuk e ka fare problem që po përmendet aq shpesh.

Madje, është ajo që ende më shumë iu dhuron arsye të gjithë gazetarëve të shkruajnë e të merren me ta.

Kjo për shkak të stilit të saj dhe kombinimeve të veshjeve që bën. Ajo çdo herë godet me atë që zgjedh të vesh e të del, ashtu sikurse këtë herë që mahniti me pamjen e saj, po ashtu edhe bashkëshorti i saj Albatriti.

Po aq të bukur dhe me stil vështirë se mund të gjendet si jkëta dy. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË