Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma, ka kohë që qëndron në skenën muzikore shqiptare.

Ajo tash e një kohë është e martuar me reperin nga Shqipëria, që njihet si ‘Big Basta’, dhe tanimë po jetojnë dhe veprojnë në Zelandën e Re.

Ata tanimë janë edhe prindër të një djali.

Së fundmi Vesa ka publikuar një fotografi që e ka realizuar burri i saj dhe ajo me shaka ka shkruar: “Çudi e madhe ni foto e hajrit prej Big Basta (mas 100 tentativave, e rrotullime të syve- “ma plase shpirtin”, knaqu për veti etj etj). Çka me bo..me rëndësi e nxjerra një foto edhe prap të dua ma shumë se dje Big Basta!”

MUND TË JU PËLQEJNË