Edhe Edona Llalloshi hyn në listën më të ngushtë të këngëtareve të përmendura, dhe të komentuara në showbizin vendor.

Zëri dhe vokali i saj melankolikë, e kanë nxjerrë çdo herë e më shumë të suksesshme dhe të dëshiruar në skenën shqiptare, shkruan Kosovarja.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak të vlerësimit, dhe dashurisë që ka pranuar gjithnjë nga adhuruesit e saj besnikë.

Është Edona pra, një femër e kompletuar dhe shumë e mençur, që deri më tani ka ditur si ta drejtojë punën e famës së saj.

Për këngëtaren nuk ka ndikuar vetëm muzika që të jetë e tillë, por edhe paraqitjet e saj të cilat gjithmonë kanë marrë lëvdata dhe komplimente të njëpasnjëshme.

Edona gjithmonë ka zgjedhur të prezantohet ashtu siç ka dëshiruar publiku, asnjëherë pa provokuar.

Kurse, këtë herë jo vetëm që paraqitet përsëri me një veshje të djeshme dhe të pranueshme, por edhe na tregoi se nga të gjitha ngjyrat më së shumti i shkon e kaltërta. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË