Është nga këngëtaret më me zë që paraqitjet e saj kanë marrë drejtime nga më të ndryshmet.

Edona Llalloshi numëron para vetes një krijimtari të gjerë, të mbushur me shumë hite e projekte afatgjate, shkruan Kosovarja.

Vitet kanë kaluar, por këngëtarja asnjëherë nuk ka ndryshuar, dhe nuk e ka tepruar me paraqitjet e saj skenike.

Nga artistja jonë e dashur asnjëherë nuk kemi parë zhveshje e ekzagjerime të veshjeve, për çka është bërë e dalluar me shumë meritë.

Të gjithë jaë mësuar ta shohin në komplete të rënda e fustane të ndryshëm, ku edhe janë cilësuar si nga më të veçantit gjithmonë.

Kurse në përditshmëri sigurisht që e kemi më ndryshe nëse e krahasojmë me paraqitjet skenike.

Edona së fundi është paraqitur me një veshje më të thjeshtë por të bukur, përderisa syzet e bënin të dukej shumë kullerkë, por që i kishin shumë hije. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË