Tek një artist, përveç talentit që shfaq tek publiku, vlerësohet edhe mënyra e paraqitjes, komunikimi me fansat e shumë elemente tjera.

Edona Llalloshi i ka përmbushur të gjitha këto duke u bërë nga artistet më të dashura për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Edona konsiderohet nga këngëtaret më serioze të estradës për shumë arsye. Ajo i qëndroi besnike këngës, stilit e veshjes të cilën nuk e ekzagjeroi asnjëherë.

E kur jemi tek jeta private, këngëtarja është e martuar prej vitesh dhe gëzon harmoni e lumturi bashkëshortore.

Doa dhe Nur janë dy fëmijët e saj të këndshëm të cilët i shohim shpesh në profilin e këngëtares në Instagram.

E sot teksa e ka bërë gati për në shkollë vajzën, Edona e ka xhiruar para pasqyrës teksa ajo lazdrohet duke kërcyer./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË