Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi është një ndër emrat më të pëlqyer dhe të komentuar të estradës shqiptare.

Edonasi fytyrë e njohur është mjaft e hapur edhe për publikun. Kjo për faktin se ajo nuk heziton që në rrjetet sociale të ndajë imazhe nga më të ndryshmet.

Krahas angazhimeve të shumta që ka në punën e saj, Edona disa herë e ka dëshmuar se është edhe një grua e zonja në shtëpi.

Kështu ka vepruar edhe me postimin e fundit ku ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka treguar se kur është në shtëpi ajo po pin çaj të zi, i cili në popull njihet si “çaj rusi”.

“Çaj për qejfi n’shpi”, ka shkruar Edona mbi imazhin e publikuar në Instastory.

Kujtojmë se, Edona është martuar në vitin 2012 dhe ka dy fëmijë Doa dhe Nurin.

“Pa ty” quhet projekti i fundit muzikor që Edona ka publikuar në muajin prill. Kënga ka arritur mbi 133 mijë klikime në Youtube.

 

MUND TË JU PËLQEJNË