Reperja Loredana Zefi deri më tani është e akuzuar për zhvatje parash të një çifti zviceran, po ashtu ka edhe akuza nga një shoqe e saj se ia ka shpenzuar kartat e kreditit, shkruan ‘20 min‘.

Sipas gazetës zvicerane ‘20 min’, thuhet se asaj iu është shtuar edhe një akuzë për marrjen e 1000 frangave nga një kompani me qira.

‘Blick’ (portal ky zviceran) ka raportuar edhe nga një pronar anijesh që pretendon se ky rast ka ndodhur në vitin 2017-të dhe thotë se është mashtruar nga Loredana.

Ajo ishte paraqitur si e bija e avokatit Valentin LANDMANN, duke kërkuar marrjen e një varke me qira.

Pronari thotë se kishte lëshuar pe për emrin e famshëm të Valentin Landmann, kur Loredana u paraqit si vajza e avokatit me burrin e saj Mozzik por pa licencë.

“Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim në Liqenin e Cyrihut,” kishte thënë Loredana sipas pronarit.

Si ndodhi humbja e 1000 frangave?

Loredana dhe Mozzik, pas tre orë e gjysmë ishin kthyer në Liqenin ‘Neuchâtel‘.

Kur kompania me qira e anijeve donte t’u merrte para për benzinë, të dy deklaronin se duhej të shkonin të merrnin para me vete sepse nuk kishin dhe nuk ishin kthyer më aty.Humbja e anijes me qira nga kjo kompani është 1000 franga, që dukej e papërshtatshme për një ankesë penale.

Pronari kishte vendosur të pyeste avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.

Avokati i Loredanës, kur iu kërkua të tregonte se a është e vërtetë se kjo e fundit e ka përdorur emrin e Valentin Landmann nuk dha përgjigje dje në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë.

Emri i plotë i pronarit që ka akuzuar Loredanën, nuk është përmendur nga gazeta zvicerane as me iniciale.

MUND TË JU PËLQEJNË