Ju propozojmë që menynë e iftarit ta pasuroni me gogla të shijshme mishi në salcë domatesh

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 500 g mish të bluar

▪ salcë domatesh

▪ 500 ml domate të kulluara

▪ 1 qepë (grijeni imët)

▪ 1 lugë miell

▪ 4 lugë vaj

▪ 1 filxhan oriz (rreth 50 g)

▪ 1 karotë e madhe e grirë në rende

▪ 1 kungulleshë (e grirë në rende dhe e kriposur që të lëshojë ujë)

▪ kripë, piper mëlmesa

▪ 1 vezë

Përgatitja:

Përgatitja për salcë: në vaj fërgoni qepen dhe shtoni një lugë miell.

Fërgoni rreth një minute dhe shtoni domaten e grirë. Shtoni rreth 300 ml ujë. Qitni kripë dhe prisni që salca të vlojë. Ndërkohë, përgatitni goglat e mishit.

Në enë qitni të gjithë përbërësit (kungulleshën më parë kullojeni) dhe përzieni mirë.

Në salcën e zier shtoni një nga një goglat e mishit të madhësisë së arrave.

Kur salca sërish të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe zieni në zjarr mesatar rreth pesëdhjetë minuta.

MUND TË JU PËLQEJNË