Një familje e kompletuar dhe e lumtur Këngëtarja e njohur, Miranda Hashani e cila para pak kohe u rikthye në skenën muzikore me një projekt të ri. Hashani fansave të saj i ka sjellur një këngë të veçantë të titulluar “Amaneti i Nanës”. Miranda Hashani u lind më 10 prill të vitit 1973, në Francë. Ajo me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për publikun shqiptarë kudo në botë.

Këngëtarja 45-vjeçare e cila jeton në Gjermani, krahas angazhimeve që ajo ka në punë Miranda është edhe një nënë shumë e përkushtuar për fëmijët e saj. Hashani është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin, ata janë prindër të dy djemve Donit dhe Detit. Në vazhdim ju sjellim imazhe të tyre ku shihet se e kompletuar dhe e lumtur duket familja e këngëtares. Ndryshe, Miranda përmes projektit ”Amaneti i Nanës” ka pasqyruar rëndësinë dhe dashurinë ndaj gjuhës, kombit dhe traditave shqiptare, madje ajo në klip shihet me veshje kombëtare. /21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË