“Alketa Vejsiu e bën për pesë pare ndjekësen që e komentoi për pamjen e jashtme”

Është një ndër moderatoret që komomentohet shpesh në media duke qenë se ka kohë karrierë të gjatë në televizion.

Mirëpo, Alketa shpesh merr edhe komentet negative nga ndjekësit në rrjete sociale, nga fotografitë që ajo publikon.

Së fundmi Alketa ka postuar një foto, ku shfaqet e veshur me një fustan të verdhë dhe sandale. Mirëpo, komentuesve i kanë rënë në sy gishtat e këmbëve të moderatores dhe njëra prej tyre i shkruan:

“Po na hape barkun me ato gishta te gjithe i mbulojne difektet ti i nxjerr”.

Vejsiu nuk ka hezituar aspak t’i kthejë përgjigje ndjekëses, madje duke ia treguar vendin një herë e mirë.

“Tani po mendoja; si t’ja bëj që të të mbyll barkun ty, se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët, edhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të mi presin! Gishtat e mi nuk janë dru që priten për të bërë zjarr Zonjë e dashur! Unë s’merrem me pamjen e grave, se janë vepra të Zotit të gjitha dhe secila është unike ashtu siç e ka bërë natyra. Por, merrem me ato vidat mangut në tru që secila mund t’i rregullojë! Këtë po mund ta ndryshosh. Ndoshta prerje e gishtave të mi do shërbente si zëvendësim i vidave që ju mungojnë, por dua tju them që janë shumë të dobishme aty ku janë dhe unë kujdesem shumë që të jene të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto! Kaq për Sot Rita! Të djëlë të mbarë”, shkroi Alketa.

MUND TË JU PËLQEJNË