Ajo është padyshim një prej këngëtareve e më të mira në vend dhe gjithashtu një prej më energjikeve.

Aurela Gaçe është një prej atyre zërave që nuk harrohen lehtë, por gjithashtu është dhe prej atyre personazheve që vështirë t’i injorosh prej karakterit të tyre totalisht të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka.

Së fundmi Aurela është bërë pjesë e trendit më të ri në Instagram “Më pyet mua”, një lojë me pyetje-përgjigje me fansat.

Por, një prej fansave e ka vënë në siklet këngëtaren duke e pyetur nëse e ka takuar Dashnorin këto ditë, e ndërsa Aurela është shprehur se nuk e ka takuar sepse është i zënë me familjen.

Nuk dihet për cilin dashnor bëhet fjalë por as Aurela nuk ka hezituar të përgjigjet.

MUND TË JU PËLQEJNË