Era Istrefi, për disa ditë ka qenë e shtruar në spital.

Këngëtarja ka treguar se është operuar nga apendiksi apo siç njihet zorra e verbër, por tashmë ka marrë veten, shkruan lajmi net.

Ajo dje është liruar nga spitali ku bëri të ditur se është duke u ndjerë më mirë.

Së fundmi, Istrefi ndau me ndjekësit një video në Instagram e cila tregon se ka pranuar disa dhurata simbolike nga Prishtina.

Vlen të ceket se Era është njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare fama e së cilës i ka kaluar kufijtë. “Prisoner” dhe “Oh God”, janë dy projektet e fundit të lansuara nga ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË