City Girls kanë kopjuar motrat Istrefi për fotosesionin e ri.

City Girls është grup amerikan i dy repereve nga Miami, Florida.

Së fundi, dy vajzat e City Girl kanë realizuar fotosesion për “Billboard”, në të cilin erdhën me kostume të ndryshme.

Por, në njërën prej imazheve, ato ishin inspiruar nga ‘look-u’ i Nora dhe Era Istrefit në klipin “Nuk e di”.

Ashtu sikurse dy këngëtaret shqiptare që ishin veshur bardh e zi e me gërsheta të ngjitura me njëra-tjetrën, njësoj u shfaqen dy reperet amerikane.

Në InstaStory, Era dhe Nora postuan foton e tyre, duke u shprehur të lumtura që vajzat pëlqyen atë look dhe e provuan.

MUND TË JU PËLQEJNË