“Po i jap fund jetës, nuk mund të jetoj pa ty!”

Një tragjedi kishte ndodhur më 1 tetor të vitit 2019 në familjen Osmani nga fshati Besi e Komunës së Prishtinës. Një plumb, që sipas prokurorisë, e shkrepi në drejtim të kokës së saj ishte fatal për 22-vjeçaren, Blerta Osmani.

Në vend se dita e parë e vitit të ri akademik ta gjente Blertën në kolegjin ku studionte për financa, trupi i pajetë i saj u vendos në arkivol.

Gjithnjë sipas prokurorisë, vajza që pretendonte të bëhej ekonomiste kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen. Në bazë të provave që ka gjetur kjo e fundit, familja e saj ishte në dijeni për tentimvrasjen që Blerta kishte provuar më parë ta kryente me anë të substancave helmuese. Edhe përkundër kësaj situate, prokuroria pretendon se gjatë asaj kohe familja nuk i kishte dhënë ndihmë mjekësore, por çasje në armën e zjarrit, të cilën dyshohet se Blerta e përdori për të kryer vetëvrasje.

“Nuk është këshilluar që viktima të mos e kryej një akt të tillë, në këtë rast vetëvrasjen”, thuhet në dosjen e prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Mirëpo, familjarët e Blertës akuzonin ish të dashurin e saj për vdekjen e së bijës.

Në bazë të telefonit të viktimës, është konstatuar se ajo ka qenë në lidhje dashurie me një djalë (emër i njohur për redaksinë), i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. I njëjti ka pranuar se ishte në lidhje dashurie me viktimën dhe bazuar në deklaratën e tij, ata ishin takuar vetëm tri herë. Para se Blerta të vetëvritej ata kishin prishur raportet mes vete.

Blerta kishte thënë se nëse nuk e vazhdon lidhjen me të, ajo do ta mbyste vetën, thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.

Para se t’i jepte fund jetës, Blerta Osmani, kishte lënë tre SMS, për tre persona në telefonin e saj; Për ish të dashurin, motrën dhe për shoqen e ngushtë.

Në mesazhin drejtuar motrës, i lë amanet që t’i rrijë afër nënës së saj në mënyrë që të mos mërzitet.

SMS-të e Blerta Osmanit para se ta shkrepte plumbin në drejtim të kokës së saj.

MUND TË JU PËLQEJNË