Një tjetër artiste ka hapur arkviat e fotografive.

Meqenëse po qëndrojmë të izoluar, të famshmit kanë nisur një ‘sfidë’ të publikimit të imazheve nga arkiva.

Këngëtarët sollën imazhe nga më të ndryshmet, përmes së cilave sjellin kujtime të bukura nga fëmijëria e tyre.

Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit një fotografi, ku shihej se që e vogël ka treguar talent për muzikën.

Në mbishkrimin që ia la fotos, këngëtarja me shaka tha se tani akuzojnë reperët që dalin me armë në skenë, por ajo e kishte përdorur qysh moti atë.

“Më falni por mos i akuzoni kot reperat që dalin me armë nëpër klipe, se unë e kam pas mbajt në skenë, haptaz edhe ballë per ballë
Quhej”PRESION”

Do thoni ju ,ka qënë lodër. Pse ,ne klipe ,thua jane pe verteti? , ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË